Qeveria e Kosovës, 181 mijë euro për zgjedhjet në Graçanicë
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka akorduar Komisionit Qendrorë Zgjedhorë 181 mijë euro për zgjedhjet lokale, që do të mbahen në komunën e Graçanicës.
Zgjedhjet në këtë komunë janë vendosur të mbahen më 18 janar.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, janë miratuar edhe një sërë projektligjesh të tjera. Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 33.7 milion eurove për mbulimin e minusit në paga për muajin dhjetor 2014.
Po ashtu qeveria ka miratuar edhe projektligjin për ndalimin e pjesëmarrjes së kosovarëve në luftërat e huaja, i cili u vlerësua si i domosdoshëm sepse pjesëmarrësit në luftërat e huaja në momentin e kthimit në Kosovë po propagandojnë për pjesëmarrje të të tjerëve në këto lufta