Qeveria e Kosovës jep 200 milion euro ndihmë bizneseve, do u paguajë rrogat për dy muaj. Po në Shqipëri qeveria Rama?!

Dy pamje të ndryshme për të ndihmuar popullsinë dhe bizneset private. Në Kosovë qeveria po jep dy paga mujore që do të paguhen nga buxheti i shtetit, edhe për privatët, kurse në Shqipëri asnjeri nuk e di se ç’po bën ministri Ahmetaj me ato qindra milionë euro që u tha se do jepen.

Ça gojë të liga, në qeveri, thonë se ministri Ahmetaj është hutuar duke patur kaq shumë miliona euro që ka për ti ndarë. Dhe nuk po orientohet se si ti ndajë!

Në Kosovë, ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka propozuar një pako emergjente për Qeverinë në situatën e krijuar për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Bislimi ka propozuar 13 pika për ndihmë ku fokusi do të jetë tek përfituesit e skemave pensioneve, bizneset dhe punëtorët që janë prekur nga kjo situatë.

Ai njoftoi se personat që përfitojnë nga skema pensioneve nën 100 euro do të marrin edhe 30 euro më shumë (nëse nuk janë përfitues të ndonjë skeme tjetër). Bislimi ka thënë se Qeveria do t’i mbulojë pagat e punëtorëve të kompanive private për dy muajt në vazhdim në vlerën e pagës minimale prej 170 euro. “Mbulimin e shpenzimeve për paga për ata që janë afektuar në masën e pagës minimale prej 170 euro për dy muaj në vijim, maksimumi i mjeteve të alokuara në këtë masë janë 41 milionë euro”.

Qeveria do të marrë përsipër edhe subvencionimin e qirasë deri në 50 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm. Do të ketë edhe fonde shtesë për komunat e prekura nga koronavirusi, po ashtu edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Kulturës. Sipas Ministrit në detyrë të Financave e gjithë kjo pako do të kushtojë 170.6 milionë euro. Nga këto masa buxheti i shtetit mund t’i ketë deri në 200 milionë euro më pak se sa janë parashikuar në shkurt.

Paketa e ndihmës e Kosovës është e detajuar deri në ndihmë për bizneset, pagat e punëtorëve dhe deri pagesën e qerave për bizneset private, ndërkohë në Shqipëri nuk është marrë asnjë masë e ngjashme.

Ç’po bën ministri Arben Ahmetaj për të ndjekur shembullin e Kosovës, ndërkohë që po vjen fundmuaji për datën e rrogave dhe asnjeri nuk e di në Shqipëri se çdo bëhet.

Në Kosovë shtet i ri dhe i vogël por qeveria, ndonëse e rrëzuar, prapë mendon për qytetarët e saj dhe jep donacione për pagat e krejt sektorit privat.

 

SHKARKO APP