Qeveria e Kosovës: Asnjë pension poshtë 100 eurove deri në fund të vitit
Qeveria e Kosovës ka prezantuar planin e saj për të investuar në ekonomi 420 milionë euro në atë që ministri i Financave, Hekuran Murati e ka quajtur Pakoja e Ringjalljes Ekonomike. 190 mln euro prej këtyre janë fonde nga Buxheti i Shtetit, ndërsa 230 milionë të tjera do të vijnë nga huamarrja.
Një nga pikat e veçanta në program është ajo që “Asnjë pension të mos jetë nën 100 euro deri në fund të vitit”. Një tjetër është që të gjitha gratë sipërmarrëse që duan të zgjerojnë biznesin do t’i subvencionohet kredia deri në 30%. Një vëmendje e veçantë do i kushtohet dhe të rinjve për të cilët shteti do të gjejë punën e tyre dhe do t’i mbulojë rrogën.
Një tjetër masë që do përdoret nga qeveria kosovare janë kuponat, që do përdoren për të stimuluar të rinjtë nëpër kurse, por edhe për familjet në nevojë për të blerë ushqime. Kjo pako sipas ministrit pritet që të ndryshojnë në thelb strukturën e ekonomisë kosovare dhe kanë potencialin për të mobilizuar edhe 720 milionë euro të tjera.