Qeveria e Kosovës e ka prezantuar logon për kremtimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Kjo është logo që Qeveria e Kosovës ka prezantuar për kremtimin e 26-vjetorit të betejës legjendare në Prekaz të Skenderajt, ku forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke vrarë 55 anëtarë të familjes Jashari. Këtij sulmi i kishte mbijetuar Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia kishte dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila e kishte përjetuar tmerrin.

Kjo qëndresë e shndërruar në shkëndijë të luftës për liri, është preludi i epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është gjaku i derdhur dhe sakrificat që rrugëtuan në përmbushjen e një amaneti, bërjen e Kosovës të lirë dhe të pavarur.

Në qendër të logos është shqiponja e flamurit kombëtar e hijezuar me të kuq dhe portretet grafike Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe heronjve kombëtar, Shaban dhe Hamëz Jashari. Teksti në logo shënon “26 vjet lavdi epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

SHKARKO APP