Qeveria e Kosovës ndan 10 milion euro për përballimin e situatës nga koronavirusi

Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit për të ballafaquar me koronavirusin. Mbi bazën e kësaj në mbledhjen e sotme ka ndarë 10 milionë euro për ministrinë e shëndetësisë për të zbatuar atë.

Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia tha se deri më tani nuk ka asnjë rast me koronavirus, përkundër kësaj ai tha se është ngritur niveli i gatishmërisë, shkruan Kosova Press.

“Është propozuar ngritja e nivelit të gatishmërisë. Kosto finale e këtij veprimi është rreth 10 milionë euro. Ky plan përshin aktivitete të resurseve të ndryshme dhe institucione tjera mbështetëse. Masat e përfshira në planin e veprimit kanë për qellim mbrojtën e qytetarëve. Për ne koronavirusi paraqet një emergjencë kombëtare”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje më këtë, ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami tha se edhe dikasteri që përfaqëson është në gatishmëri të plotë përkitazi me veprimet që duhet të merren.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?