Qeveria e re në Kosovë, zgjedhja e Presidentit është sfida e Vetëvendosjes

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve jo serbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe.

Për formimin e ekzekutivit, Lëvizja Vetëvendosje është më e sigurt por Presidentin nuk mund ta zgjedhë e vetme. Sipas kushtetutës, që një kandidat të zgjidhet president, duhet të sigurojë 2/3 e votave në raundet e para, ose një shumicë prej 61 deputetësh në raundin e tretë, por me pjesëmarrjen e të paktën 80 ligjvënësve në sallë.

Për këtë post, Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmanin, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit fitoi numrin më të madh të votave, përkatësisht mbi 300 mijë të tilla. Partitë që janë në opozitë, PDK dhe AAK kanë hedhur poshtë mundësinë që të votojnë kandidatën e Lëvizjes Vendvendosje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, përsëriti qëndrimin e tij të hënën, se Osmani është figurë përçarëse. Lidhja demokratike e Kosovës nuk ka marrë ende një vendim, ndërsa ka paralajmëruar bisedime me Osmanin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?