Qeveria e re – PAN kërkon shtyrje të seancës me 2 orë
Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive. Përbërja e re e Kuvendit, ka dalë si rezultat i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor.
Në seancën e sotme, fillimisht pritet formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Deputetët e zgjedhur gjithashtu do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Pas konstituimit të Kuvendit, fillon edhe periudha prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë së re.
Ora 11:50 Mustafa: Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së, cenojnë vlerat sublime të saj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,ka thënë se ata që shkelin qëndrimet e LDK-së, cenojnë “vlerat sublime të saj”.
Sipas Mustafës, LDK-ja është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës.
11: 30 Deputetët e PAN-it hyjnë në sallën e Kuvendit
Deputetët e koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, Enver Hoxhaj, nga radhët e PDK-së, ka propozuar Zenun Pajazitin, si anëtar i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.
Rendi i ditës
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.