Qeveria e re – Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, mungojnë deputetët e PAN
Ka nisur seanca e parë e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës, mungojnë vetëm deputetët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, njofton Klan Kosova.
Ndërsa janë të pranishëm deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të koalicionit LAA.
Ndërsa ende nuk dihet se a do të jetë zyrtarisht Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Pas betimit të deputetëve, pritet te zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Rendi i ditës
1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.