Qeveria “Hoti”/ LDK bën publike emrat e ministrave
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe janë bërë publike emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeverisës.
Në një konferencë për shtyp, Avdullah Hoti ka dhënë emrat e zyrtarëve që do drejtojnë dikasteret përkatëse.
Emrat dhe postet e ministrave të LDK-së
Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër
Hykemte Bajrami – Ministër i Financave
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme
Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit
Armend Zema j – Ministër i Shëndetësisë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Nesër pritet votimi i qeverisë së re
Ndërkohë, nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të votohet formimi i qeverisë së re, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë ditën e sotme me mbledhjen e firmave për peticionin që ka kërkesë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Rriten tensionet pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese
Tensionet politike janë shtuar edhe më shumë në Kosovë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi ditën e djeshme aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.
Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhej se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën.