Qeveria Kurti do të bisedojë edhe me Izraelin dhe me BE-në për ambasadën e Kosovës

Vendimi i institucioneve të Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem, pas njohjes nga Izraeli që erdhi si rezultat i insistimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Lëvizja Vetëvendosje po konsiderohet si një vendim që do shqyrtohet duke marrë parasysh qëndrimin e BE-së. Një gjë të tillë e ka thënë ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, derisa të njëjtën, mbrëmë në emisionin “Debat Pernime”, e ka paralajmëruar edhe ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi.

”Është komplekse të diskutohet edhe në nivelin diplomatik se, qëndrimi i BE-së lidhur me atë se ku duhet të jetë pozicioni ambasadës, është shumë i rëndësishëm, sepse për Kosovën ka rëndësi qëndrimi i Bashkimit Evropian. Mendoj që qeveria Kurti do të ulet me sinqeritetin më të madh të bisedoj edhe me shtetin e Izraelit edhe me BE-në për të tentuar që të zgjidhet kjo nyje që është krijuar pa nevojë nga qeveria e kaluar”,-tha Haki Abazi.

Kosova ka arritur të marrë njohjen nga Izraeli pas një ngecje disa vjeçare për të marrë njohje të reja. Kjo njohje ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar në Uashington. Bashkimi Evropian ende nuk është në gjendje t’i bind 5 shtete brenda Unionit për të njohur pavarësinë e Kosovës.

SHKARKO APP