Qeveria shfuqizon Task-forcën antikorrupsion në Policinë e Kosovës

Shfuqizimi i Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës, ka qenë një ndër vendimet e qeverisë së Kosovës të marrë këtë të hënë.

Anëtarët e qeverisë kanë plotësuar numrin e votave për të shfuqizuar vendimin e Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, i cili vendim kishte themeluar Task-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Para votimit, ministri i Drejtësisë Selim Selimi, tha se vendimi mund të dëmtojë disa raste që janë në proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kisha shprehur si nevojë që pikë së pari të shikojmë të gjeturat e rishikimit funksional, pasi shfuqizimi i menjëhershëm ka mundësi t’i dëmtojë disa raste që janë në proces”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, kryeministri Avdullah Hoti tha se me këtë vendim i hapet rrugë që institucionet të veprojnë në bazë të ligjit.

Ky është vendim i vitit 2010 që parashikon obligime që ka krijuar, që në fakt është ndarja e pushteteve. Kur është marrë vendimi për mandatin e EULEX, ka ndërruar plotësisht. Besoj që ky vendim i hap rrugë që institucionet të funksionojnë në bazë të ligjeve”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) që në kuadër të saj të themelojë një departament special anti-korrupsion me qëllim të hetimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë.

Propozimi për shuarje është kritikuar së tepërmi sot nga shoqëria civile.

“Ky është vendim i vitit 2010 që parashikon obligime që ka krijuar, që në fakt është ndarja e pushteteve. Kur është marrë vendimi për mandatin e EULEX, ka ndërruar plotësisht. Besoj që ky vendim i hap rrugë që institucionet të funksionojnë në bazë të ligjeve”, tha ai.

Ndërkohë më 26 shkurt 2010, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) që në kuadër të saj të themelojë një departament special anti-korrupsion me qëllim të hetimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë.

Propozimi për shuarje është kritikuar së tepërmi sot nga shoqëria civile. Punën e kësaj Task-force e ka lavdëruar edhe misioni i EULEX-it, duke thënë se kanë kryer shumë punë gjatë funksionimit të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?