Qeveritë e Serbisë dhe Shqipërisë pas një muaji takohen në Nish

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Serbisë e të Kosovës do të mbahet pas një muaji në Nish. Të pranishëm në këtë mbledhje do të jenë edhe përfaqësuesit e Kosovës, sipas Radio Evropa e Lirë, duke pohuar se informacioni mbështetet në burime të afërta me autoritetet e Beogradit.

Hollësitë rreth kësaj mbledhjeje ende nuk dihen, por tash për tash supozohet se në këtë mbledhje nuk do të marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe as kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, por përfaqësues politikë të niveleve më të ulëta.

Delegacionin e Shqipërisë do ta drejtojë kryeministri i këtij vendi, Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbledhja në Nish, që ndodhet në fazën e planifikimit, është iniciuar nga Beogradi, ndërsa sipas konceptit ajo nuk do të jetë vetëm dialog midis shtetit të Shqipërisë e të Serbisë, por dialog mbi raportet e serb[ve e të shqiptarëve në rajon. Prandaj do të ftohen edhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mbledhje, sipas burimeve të REL në gjuhën serbe të afërta me Qeverinë e Serbisë, do të marrin pjesë edhe biznesmenë serbë e shqiptarë nga rajoni, ndërsa vazhdon të punohet në hartimin e listës së pjesëmarrësve, përfshirë këtu edhe përfaqësuesit politikë nga Kosova.

Mbledhja në Nish do të mbahet në kuadër të bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës, që përfshin edhe ndërtimin e përbashkët të autostradës Nish-Tiranë.

Të rikujtojmë se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë konferencës së përbashkët me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të vizitojë Serbinë gjatë muajve të ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?