QUINT-i: Hiqni dorë nga shfuqizimi i Ligjit për Specialen

Pesë shtetet më të rëndësishme perëndimore të angazhuara në Kosovë, të njohura si shtete të QUINT-it, u kanë bërë thirrje drejtuesve të institucioneve shtetërore e të partive politike si dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të heqin dorë nga përpjekja për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

“… ftojmë secilin kryesues të institucioneve, udhëheqës të partive apo deputet që të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo rinegocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të shteteve të QUINT-it.

“Një veprim i tillë vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rezikon të gjitha të arriturat e Kosovës. Kjo i vë interesat e individëve mbi interesat e shoqërisë kosovare’, theksohet në deklaratën e shërndarë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Shtetet e QUINT-it  shprehin shqetësimin edhe për vendimin e Presidentit Hashim Thaçi për faljen e tre të burgosurve të dënuar lidhur me rastin e vrasjes së familjes pesë-anëtarëshe Hajra, i cili njihet si “Rasti Kiçina”, shkruan Illyria.

DEKLARATË E SHTETEVE TË QUINT-it

Jemi thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuar për vrasje, në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”. Dhomat e Specializuara, në veçanti, janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në teritorin e saj.

Vendet e QUINT-it kanë qenë prej kohësh miq të vërtetë të Kosovës, përfshirë këtu edhe kohërat më të vështira. Që nga mbështetja jonë për ndërhyrjen e NATO-s, pwr sakrifikimin e ushtarëve tanë në Kosovë, pwr njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës dhe pwr mbështetjen tonë të vazhdueshme për zhvillimin tuaj, ne kemi punuar shumë për ta mbështetur vendin tuaj. Suksesi juaj është në interesin tonë. Megjithatë, ne do të këmbëngulim gjithmonë që Kosova të mbështesë drejtësinë.

Nuk ka asnjë arsye për të penguar punën e Dhomave të Specializuara dhe ftojmë secilin kryesues të institucioneve, udhëheqës të partive apo deputet, të heqin dorë nga çdo tentim për të shfuqizuar apo ri-negocuar çfarëdo pjese të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Një veprim i tillë vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit dhe rezikon të gjitha të arriturat e Kosovës. Kjo i vënë interesat e individëve mbi interesat e shoqërisë kosovare. Ne e dënojmë një gjë të tillë dhe kushdo që e mbështet një gjë të tillë do të veprojë qëllimisht kundër partneritetit të Kosovës me vendet tona.

Ftojmë të gjithë liderët të Kosovës dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të ngrisin zërin kundër kësaj iniciative dhe me sinqeritet të plotë të informojnë qytetarët e Kosovës për pasojat e rënda negative, përfshirë këtu edhe procesin e integrimit ndërkombëtarë dhe Euro-Atlantik të Kosovës, nëse Kosova vazhdon në këtë mënyrë.

Në të njejtën kohë, presim që të gjitha shtetet të ndjekin penalisht ose të bashkëpunojnë në plotni, në gjykimin e krimeve të supozuara, të kryera në Kosovë.

Krijimi i Dhomave të Specializuara ishte mënyra e vetme për Kosovën që të dëshmojë përkushtimin e saj për drejtësi dhe sundim të ligjit dhe të vazhdojë të pranojë mbështetjen ndërkombëtare. Me ndihmën tonë, Kosova ka shënuar përparim në shtatë vitet e fundit, për arsye të përkushtimit të saj për drejtësi ndërkombëtare. Vendimi i Kuvendit i vitit 2015 për të krijuar Dhomat e Specializuara ishte shenjë e qartë se Kosova e refuzoi kulturën e mosndëshkimit.

Nuk kishte asnjë marrëveshje ndërmjet komunitetit ndëkombëtar dhe Kosovës lidhur me krijimin e Dhomave të Specializuara.

SHKARKO APP