Qytetari nga Ferizaj gjen protofolin me para të një serbi, e dorëzon në polici
Sot rreth orës 13:40, një qytetar i Ferizajt, në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente te humbura.
Rastin e ka bërë të ditur policia. Sipas tyre, portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb nga Shtërpca.
Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë (110 euro dhe 40 dinarë) dhe dokumentet tjera (letërnjoftimi i RKS-së, letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare).
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit
të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.