Radio Televizioni i Kosovës sulmohet me granatë dore

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në RTK rreth orës 22:00 të 22 gushtit 2016, saktësisht tek transmetuesi i valëve.

Radio Televizioni i Kosovës në portalin e tij shkruan se sulmi ka qenë me granatë dore.

Policia rrethoi objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në kohën e shpërthimit brenda hapësirave të RTK-së ka pasur gazetarë dhe staf tjetër të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm. Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz”, shkruan RTK.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?