Radio Televizionin e Serbisë nis transmetimin në gjuhën shqipe

Ditari i lajmeve në gjuhën shqipe filloi transmetimin në Radio Televizionin e Serbisë 2 më 1 tetor, disa vite pas ndalimit të kësaj praktike.
Programi informativ quhet “Lajmet” ndërsa transmetohet prej orës 19:00 dhe përveç nëntitujve, është në gjuhën shqipe.

Dita e parë e lajmeve në gjuhën shqipe filloi me një raport mbi vizitën e presidentit serb Aleksander Vucic në Rusi, ku u bisedua edhe rreth Kosovës.

Edicioni i parë i lajmeve në gjuhën shqipe poashtu përfshinte një lajm rreth kryetarit të kuvendit Kadri Veseli, referendumin e dështuar në Maqedoni, cunamin në Indonezi dhe në fund parashikimi i motit, transmeton Indeksonline.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cili është qëllimi i transmetimit të lajmeve në gjuhën shqipe nuk shpjegohet në mënyrë specifike. Megjithatë, kjo gjë është kritikuar mjaft shumë mediat serbe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?