Rakiç: Iniciativa për bashkimin e Mitrovicës, provokim

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha sot se deklarata për bashkimin e Mitrovicës nuk ka bazë ligjore dhe vlerësoi se “qëllimi i saj politik ishte t`i dëbonte serbët nga shtëpitë shekullore”.

Ai tha se nuk pret që deklaratat e miratuara të ndikojnë në ngjarjet në veri dhe tha se ky ishte një provokim.

“Ne kemi dhënë dorëheqje, por jemi me popullin tonë dhe ata në jug do të udhëheqin komunën e tyre siç e dinë dhe mund ta bëjnë”, tha Rakiç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një seancë të jashtëzakonshme të mbajtur gjatë ditës, Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka votuar unanimisht iniciativën për bashkimin e pjesës jugore me atë veriore të qyteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?