Rama: Bekuar qoftë ushtria e Kosovës
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur votimin e Kuvendit të Kosovë për krijimin e ushtrisë.
“Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës”,- shkruan Rama në Twitter.
Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës🙏 pic.twitter.com/eYIJJlaktJ
— Edi Rama (@ediramaal) October 18, 2018
Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës është votuar me 96 vota nga Kuvendi i Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar edhe projektligjin për FSK-në me 98 vota dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes për të cilin kanë votuar 101 vota. Për kanë votuar të gjitha partitë shqiptare dhe ato të minoriteteve përveç deputetëve të Listës Serbe që e kanë bojkotuar seancën.