Rama flet pas fitores në Prishtinë: Emocione që nuk mund të përshkruhen!

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shpallur fitoren në komunën e Prishtinës. Përparim Rama, i cili pritet të drejtojë qytetin më të rëndësishëm të Kosovës, në një deklaratë për mediat tha se emocionet që po përjeton nuk mund t’i përshkruajë me fjalë.

“I dashur prishtinas, në qytet e në çdo fshat. Secilën herë, secilin takim dhe vizitë më keni dhuruar emocione të veçanta dhe më keni mbushur me shumë energji për me vazhduar përpara, por emocionin e kësaj fitore nuk mund ta përshkruaj me fjalë.

Kjo është fitorja e secilit banor, pa dallime. Vota jote sot tregon që jemi të emancipuar për me e dasht më të mirën për vendin tonë e njëri tjetrin.  Vota jote më fuqizon më jep privilegjin e të qenit kryetar i Prishtinës, të kryeqytetit. Zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve”, tha Rama.

Ndërkaq, rivali i tij nga lëvizja “Vetëvendosje” Arben Vitia ka pranuar humbjen, duke e uruar Përparim Ramën për fitoren.

“Prishtina tashmë ka një fitues, e ai është zotëri Përparim Rama”, tha Vitia në konferencë për medie.

SHKARKO APP