Rama i shkruan serbisht Vuçiçit: Ngrije atë tra

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter në gjuhën shqipe dhe në serbisht, i ka bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit që të ngre traunë për sa u përket kamionëve në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi. Sipas Ramës vetëm me solidaritet mund të mposhtim armikun e përbashkët. “Ngrijeni atë tra, le ta bëjmë rajonin shembull solidariteti”. Nga ana tjetër kreu i qeverisë shton se “Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi! Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë!Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?