Rama: Kam kërkuar në zemër të Serbisë njohjen e Kosovës
Polemikat e ngritura nga marrëveshja ”Open Balkan”, bënë që kryeministri Edi Rama të kthejë një përgjigje shumë të gjatë. Atyre të cilët e etiketojnë si tradhtar, kreu i qeverisë u kujton kërkesën e bërë në zemër të Serbisë.
”Të gjithë atyre në Kosovë që e kanë gjetur tradhtarin tek unë, se së pari, unë jam po ai që në mes të Beogradit fola me zë të lartë për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe sikur të tërë ta mbronin njohjen e Kosovës në gjuhë të huaj të paktën siç e mbroj unë, kudo e kurdoherë, sot Kosova do të ishte shumë më e respektuar ndërkombëtarisht”.