Rama: Kryeministri Kurti ka solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit të Porto Romanos, ka përshëndetur kryeministrin e Kosovës dhe ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare për situatën që po ndodh në veri.
“Përshëndes Kryeministrat Kurti dhe Kovaçevski, e patën të pamundur të ishin këtu për shkak angazhimesh. Në rastin e Kurtit e keni parasysh që bëhet fjalë për situatën në veri, dhe kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”,- u shpreh Rama.