Rama në Turqi, por i dërgon një letër Albin Kurtit. Zbulohet çfarë i shkruan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i dërgoi dje (23 mars 2021) një letër urimi kryeministrit Albin Kurti, pas formimit të qeverisë. Teksa i uron suksese në drejtimin e qeverisë ”Kurti 2”, kreu i qeverisë vë theksin tek vendosmëria e tij për të zgjeruar dhe intensifikuar marrëdhëniet midis dy shteteve.

“Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik”, thuhet në letrën e Ramës.

Kryeministri i e ka ftuar Kurtin dhe për vizitë zyrtare në Tiranë, duke thënë se e ka derën e hapur kurdo që i pari i qeverisë së Kosovës e sheh të përshtatshme. ”Me urimet më të mira për sukses të Kabinetit Tuaj qeveritar dhe me ftesën e përzemërt për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme për Ju, lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, përfundon letra.

SHKARKO APP