Rama poston fotot me Vjosa Osmanin, asnjë koment për temat e takimit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e takimit të zhvilluar sot me Presidenten në Detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Kryeministria – Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”,- shkruan Edi Rama në postimin e tij në Facebook, pa bërë asnjë koment tjetër.

Kryeministri nuk ishte sot në fjalimin e Vjosa Osmanit në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë që Vjosa Osmani kritikoi politikat rajonale që po ndjek Shqipëria me Minishengenit dhe dëmtimin e interesave të Kosovës.

SHKARKO APP