Rama publikon foton e Thaçit: Askush nuk do të rishkruajë dot historinë e lirisë sonë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ka cituar këtë të fundit pas deklaratës së tij pak çaste më parë.
‘’Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë’’ ka thënë Thaçi dhe këtë Rama e ka postuar bashkë me foton e Presidentit të Kosovës nga pritja e djeshme në pikën kufitare të Morinës.