Rama: Shengeni rajonal është projekti i fëmijëve tanë. Porti i Durrësit është i Kosovës
Kryeministri Edi Rama dhe Avdullah Hoti ndodhen në konferencën e përbashkët për median. “Më vjen mirë që tabuja e Shengenit rajonal ka rënë. Shengeni rajonal është projekti i fëmijëve tanë. Një projekt që asnjë burrë nuk mund ta marrë peng dhe nuk duhet ta vonojë asnjë. Do te shkojme perpara duke zhbërë kufirin plotësisht”,- tha kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se javët në vijim do të finalizohet projekti i kalimit të portit të Durrësit për Kosovën. “Çdo mall që do të zbarkojë në Durrës është njëlloj si të jetë zhdoganuar në Kosovë”,- tha Edi Rama.
MARRËVESHJET SHQIPËRI-KOSOVË
– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.
– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor
– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës
– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera
– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë
– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal
– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit
– Krijimi i Korridorit Digjital 5G
– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit
– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar
– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor
– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit
– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës
– Marrëveshje për përballimin e Covid 19