“Rama s’mund të eksportojë konfliktet e brendshme në Kosovë”- Meta: Fyerjet ndaj liderëve politikë, të papranueshme

Kreu i shtetit Ilir Meta e cilësoi të papranueshëm qëndrimin e Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Presidenti deklaroi tha se nuk mundet që kryeministri i Shqipërisë të hajë dreka dhe darka me presidentin e Serbisë dhe të sulmojë liderët e Kosovës. “Fyerjet e këtij individi ndaj liderëve politikë të Kosovës janë totalisht të papranueshme. Ti nuk mund të hash dreka e darka me udhëheqësit e Serbisë dhe nga ana tjetër të fyesh politikanët e Kosovës. Sa u përket akuzave të Ramës ndaj Ramushit, nuk me shqetësojnë sepse të gjithë e dine se ai të vërtetat e tij i ka mbrojtur në çdo nivel. Rama nuk mund të eksportoje konfliktet e brendshme në Kosovë”,- tha Presidenti Meta.

SHKARKO APP