Rama sulmon Haradinaj për taksën: Albini kurrë shërbëtor i Serbisë

Pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e tarifës për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ka reaguar edhe kreu i qeverisë shqiptare.

Edi Rama përmes një postimi në Twitter, nuk ka nguruar që të sulmojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të cilin shkruan se ai ka nisur baltosjen e Albin Kurtit. “Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës”.

Për kryeministrin Rama, Albin Kurti është në rrugën e duhur. “Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”.

Statusi i plotë

Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!

Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!

Albin Kurti është në rrugën e duhur! Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës.

SHKARKO APP