Rama takon këtë javë Vuçiç

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë javë për në Novi Sad, për të marrë pjesë në një takim me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, ku në tryezë është projekti i një hapësire të përbashkët ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Ideja nuk është e re dhe në këtë tryezë ajo që kërkohet është dakordësimi politik në parim për këtë hap. Projekti për një zonë ekonomike të lirë në Ballkanin Perëndimor qarkullon prej fillimit të viteve ’90, por zhvillimet e dhunshme që pasuan, e lanë në harresë. Zëra brenda Bashkimit Europian e rikthyen në vitet 2000 duke e propozuar si një mekanizëm që do të rriste konkurrueshmërinë ekonomike të vendeve të rajonit, përafronte ekonomitë e tyre me ato të vendeve anëtare të BE-së, do të rriste punësimin dhe mirëqënien e qytetarëve të Ballkanit dhe zbuste mëritë historike mes vendeve të fqinje.

Ndaj këtij projekti nuk mungojnë dhe qëndrimet kritike, që e cilësojnë si një Jugosllavi të re. Kritikat shtohen në momentin që kjo marrëveshje Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut nuk merr parasysh kërkesat e Kosovës.

SHKARKO APP