Edi Rama tek Vespa: “Italia është partneri ynë strategjik dhe historia jonë e përbashkët”
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Itali, ka dhënë një intervistë për gazetarin e njohur italian Bruno Vespa, ku ka folur për marrëveshjen e emigracionit mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Rama u pyet për marrëveshjen e emigracionit, duke theksuar se shumë shpejt pritet një përgjigje në nivel europian. Ai shtoi se disa shtete të tjera të BE-së kanë shfaqur interes për bashkëpunim të ngjashëm, por Shqipëria ka refuzuar, pasi kjo marrëveshje është një ekskluzivitet i Italisë.
Kryeministri veçoi marrëveshjen e mbrojtjes, duke e cilësuar si veçanërisht të rëndësishme në kontekstin e situatës gjeopolitike në Europë. Rama theksoi se dëshiron që Europa të paraqesë një ide të qartë për paqen në Ukrainë dhe të tregojë ndikimin e saj në skenën ndërkombëtare.
Në fund të intervistës, Rama foli edhe për ministren Diella, duke thënë se ajo synon të përmirësojë shërbimet për qytetarët. Sipas tij, objektivi është të shmanget subjektivizmi njerëzor dhe të garantohet transparencë dhe efikasitet në administratë.
KOHA JONË SONDAZH

