Rama uron LVV për fitoren: Vullneti i popullit të mishërohet me kapitull të ri
Kryeministri Edi Rama, ka uruar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet në Kosovë. Rama uron që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet me një kapitull të ri me qeveri të qëndryeshme.
“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social”, shkroi Rama në Twitter.
Mbrëmë kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti për mediat tha se fitorja e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të mbahet gjatë në mend dhe se në kujtesë do të jenë edhe rreshtat e gjatë pranë shkollave dhe votimi masiv i mërgatës.
Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social🇽🇰
— Edi Rama (@ediramaal) February 15, 2021