Rama zbulon sms-në që mori nga Albin Kurti: Këto punë nuk bëhen me llafe e dëngla
Kryeministri Edi Rama zbuloi sot një mesazh që i ka dërguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje për vaksinimin e mësuesve të Kosovës nga ana e qeverisë ”Rama 2” në Kukës.
Në fjalën e tij në Rrogozhinë, Rama theksoi se Kurti e ka falenderuar dhe i ka kërkuar që vaksinat e mjekëve do të zëvendësohen me ato për mësuesit, pasi Kosova mori dërgesën e parë me 38 mijë doza AstraZeneca nga programi Covax.
”Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar, e duke më kërkuar që, meqë ata morën vaksina për mjekët, do dëshironte që ne të ndihmonim për mësuesit. Po, i thashë, patjetër, ne do t’i japim ato që duhen e mundet të vaksinohen edhe mësuesit e Kosovës. E si bëhen këto, me llafe e dëngla, duke fjetur gjumë”, tha Rama nga Rrogozhina.