Ramiz Kelmendi zgjidhet zv.kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar Ramiz Kelmendin, ish-deputetin e Partisë Demokratike i cili së fundit kaloi në Lidhjen Demokratike, në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës.

Kelmendi, sipas një njoftimi të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, do të dorëzojë mandatin e deputetit në Kuvendi e Kosovës, për të nisur funksionin e tij si zëvendëskryeministër.

SHKARKO APP