Ramush Haradinaj: Edhe pak çaste na ndajnë nga Ushtria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë një betim të madh sot në rrjetet sociale, pikërisht në momentin kur ai shkruan se edhe pak çaste na ndajnë nga vendimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Mirëmëngjes miq,- shkruan Haradinaj në Fb, – edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?