Ramush Haradinaj: Kosova arriti që të bllokonte Serbinë me taksën 100%

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili vijon garën për zgjedhjet e përgjithshme u ndal tek aplikimi i taksës, ndërsa shtoi se më këtë lëvizje Kosova arriti t’i tregojë vendin Beogradit zyrtar.

Ai u shpreh i bindur se qytetarët e Republikës së Kosovës e mbështesin këtë kauzë të forcimit të shtetit dhe demokracisë. Sipas tij, qytetari i Kosovës për herë të parë e kuptoi se çfarë do të thotë t’i bësh bllokadë ekonomike një vendi.

“Qytetari i Kosovës sigurisht për herë të parë e ka parë se si është kur shteti i bën Serbisë bllok, si rasti me taksën 100%, efektet e saj të shpejta, pastaj vendimi për Trepçën, sundimi i ligjit në veri, aty ku ka pasur ndërhyrje ndaj krimit të organizuar dhe shkelësve të ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?