Ramush Haradinaj mbetet në Slloveni

Gjykata në Kranjë ka vendosur se Ramush Haradinaj duhet të mbetet në Slloveni. Kjo pasi Gjykata duhet të procedojë ankesën para se ajo të vazhdojë së trajtuari kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Gjykata ka deklaruar se e ka marrë “ankesën për mënyrën e zhvillimit të procedurës lidhur me arrestimin e shtetasit të Kosovës, transmeton B92 raportin e agjencisë sllovene të lajmeve STA.

Gjykata ka vendosur që padia të jetë komplete pasi ajo nuk përfshin autorizimin për avokatin nga ana e ngritësit të akuzës në mënyrë që ajo të mund të të procedohet, thekson STA. Gjyqi njëkohësisht ka sqaruar se “në rast ekstradimit të Haradinaj, personi i arrestuar ka premtuar se nuk do ta braktisë vendin”. Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën pasdite në aeroportin e Lubjanës derisa po kthehej nga Gjermania në Kosovës.

Fletë arrestin për në Interpol me akuzën për krime lufte në Kosovë e kishte dorëzuar Serbia. 

SHKARKO APP