Ramush Haradinaj merr ftesë për ceremoninë e inaugurimit të Trump

Ramush Haradinaj ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump.

“Haradinaj ka marrë një ftesë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë, por ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, unë besoj se do të marri pjesë”, është shprehur Muharrem Nitaj, anëtari i kryesisë së AAK-së.

Ceremonia për inaugurimin e Donald Trump si president i SHBA-ve do të zhvillohet më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë, kohë kur Trump do të bëhet zyrtarisht presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë lideri i Aleancës për Ardhshmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ende nuk e ka konfirmuar personalisht ftesën.

SHKARKO APP