Ramush Haradinaj merr vizën Amerikane, mediat serbe “tërbohen”

Mediat në Serbi vazhdojnë “të ushqehen” me lajme që marrin qindra klikime. Ramush Haradinajn, është emri më i komentuar në Serbi, nisur që nga arrestimi, lirimi me kusht dhe viza amerikane, ish-kryeministri i Kosovës është çdo ditë i pranishëm në mediat serbe.

Gazetat më në emër si: “Blic”, “Tanjug”, Haradinaj duket se politikani më i urryer shqiptarë në Serbi. Duket se refuzimi i vizës amerikane për Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Serbe dhe dhënia e vizës për Haradinajn, i ka shokuar serbët.

Pas lajmit se ambasada amerikane i ka dhënë vizën Haradinajt, mediat serbe janë vërshuar me tituj diskriminus si: kriminal, shovinist, që janë parë vetëm në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

“Po i ec në jetë: Krimineli Haradinaj tani merr edhe vizën amerikane”, është titulli i portalit ‘telegrafi.rs’.

Gazeta më e madhe serbe, “Blic”, shkruan  se për Haradinajn janë paguar para të mëdha nga lobi shqiptar dhe Pacolli që të lirohet nga Gjykata e Apelit në Colmar.

 

SHKARKO APP