Ramush Haradinaj: Në bisedimet Kosovë-Serbi të përfshihet edhe SHBA
“Në dojmë me bisedue në mes vete në Kosovë njëherë, pozitë – opozitë, pastaj me të gjithë akterët tjerë që u interesojnë dhe janë në lidhje me zhvillimet e ndërsjella, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, BE-në dhe Amerikën. Ne jemi dakord që të vazhdohet një dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kërkojmë prezencën e Amerikës, pra, rolin e Amerikës në dialog. Dialogu për ne është njohje, pra në mes të dy shteteve të pavarura, pra dialog mes fqinjëve. Në asnjë variant nuk e shohim si dialog për tema të brendshme të Kosovës. Ka përfunduar edhe kjo epokë. I kemi dhënë mundësinë edhe kësaj logjike, por shihet se ka ngecur”, tha Haradinaj.