Ramush Haradinaj nuk do të jetë më kryeministër
edhe Ismet Beqiri nga LDK, i cili tha se tashmë, pas heqjes dorë nga posti i kryeparlamentarit, posti i kryeministrit do t’i takojë Isa Mustafës.
Sipas KosovaPress, Beqiri, ka thënë gjatë një interviste në Klan Kosova, se tashmë kanë ndryshuar punët dhe blloku po ashtu do të rikonstrukturohet .Për këtë Beqiri tha se janë pajtuar të gjithë brenda bllokut.
“Dhe ata kanë thënë që nuk realizohet marrëveshja jonë atëherë do të bëjmë ndryshime. Çdo vendim dhe çdo qëndrim që kemi marrë deri më tani ka qenë unik dhe Haradinaj e di që ne do të kemi postin e kryeministrin. Ne jemi serioz dhe nuk bëjmë veprime të tilla që e dëmtojnë qëllimin tonë. Është shumë e qartë që si subjekt politik më i madh si LDK të kemi postin e kryeministrin”, ka thënë Beqiri gjatë intervistës.
Por, Beqiri, nuk ka dashur të tregojë se çfarë posti do t’i takoj kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.Ai, ka thënë se për të gjitha do të bisedohet në ditët në vazhdim