Ramush Haradinaj nuk ia jep dorën Hashim Thaçit

Teksa ka kryer sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, presidenti kosovar, Hashim Thaçi, është përballur me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe ai i pranishëm aty me rastin e 18-vjetorit të rënies së Adem Jasharit.

Porse siç raportojnë mediat kosovare, megjithëse Thaçi i ka përshëndetur të gjithë përfaqësuesit e AAK-së, nuk e ka bërë një gjë të tillë me liderin e tyre, Ramush Haradinaj. Ndërsa mësohet se as ky i fundit nuk e ka përshëndetur Thaçin dhe as i ka dhënë dorën.

SHKARKO APP