Ramush Haradinaj zbulon emrin e stadiumit kombëtar të Kosovës

Futbolli kosovar ka pësuar një rritje fantastike në vitet e fundit. Diçka e cila konfirmohet edhe te përfaqësuesja “Dardane”, që ndodhet ende në garë për një biletë që e dërgon në Euro 2020.

Formë mjaft e shkëlqyer kjo nga ana e të besuarve të Bernard Challandes, me Qeverinë Kosovare që ka vendosur që t’i bëj “dhuratë” një stadium të ri. Qeveria ka premtuar se në afërsi të Drenasit do të ndërtohet një impiant luksoz dhe tepër bashkëkohor.

Ndërkaq, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka zbuluar edhe emrin që do të mbaj stadiumi kombëtar i Kosovës. Në një status në rrjetet sociale, Haradinaj pohoi se stadiumi do të quhet “Dardania Arena”.

Prishtinës dhe Kosovës i ka munguar një infrastrukturë moderne sportive, nisja e jetësimit të të cilës është lajm i mirë për futbolldashësit e kryeqytetit. Në përurim të fillimit të punimeve në qendrën sportive të klubit FC Prishtina në Bërnicë, theksova se gjatë qeverisjës, kemi treguar kujdes të veçantë ne mbështetje të sportit dhe talentëve tanë.

“Renovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” dhe vendimi për fillimin e ndërtimit të stadiumit kombëtar “Dardania Arena”, si dhe ligji për sponsorizim të sportit dhe kulturës dëshmojnë përkushtimin tonë që sportistët e rinj të zhvillojnë talentin e tyre në kushte solide”, ka shkruar Ramush Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.

SHKARKO APP