Raporti i BE-së/ Federica Mogherini ndalet edhe tek Kosova, ja çfarë thotë

Komisioni Evropian publikoi sot Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së saj përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini teksa dha lajme të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë, për të cilën u çelen negociata për Bashkimin Europian, zyrtarja është ndalur edhe tek Kosova.

“E kam thënë shumë herë se Ballkani Perëndimor janë Evropë dhe do të jenë pjesë e BE-së në të ardhmen” tha Mogherini. Sa i përket Kosovës, Mogherini ka përmendur vetëm zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe dialogun që po zhvillohet me Serbinë, duke mos dhënë detaje të tjera sa i përket përparimit të Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave. Ajo shtoi se të gjitha shtet duhet të sigurohen që reformat të jenë të implementuar në mënyrën e duhur.

Mes të tjerash ajo tha se si BE njohin progresin që është bërë dhe rrugën e pandalshme drejt Bashkimit Evropian. “Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë progres të rëndësishëm dhe Këshilli Evropian rekomandon që të hapin negociatat për anëtarësim në BE së bashku me Shqipërinë”, ka thënë Mogherini.

SHKARKO APP