Raporti i CIA-s, dyshime se UÇK financohej me paratë e drogës

Një raport i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës(CIA), menjëherë pas përfundimit të luftës(viti 2000), jep detaje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe financimin e saj, përfshirjen në aktivitete terroriste ose rreth pohime për financim me mjete nga kontrabanda me narkotikë.

Raporti është aktualizuar pas një shkrimi të Politico. eu, nga gazetari Chuck Sudetic, i cili akuzon krerët e UÇK-së ose më saktësisht Hashim Thaçin për përfshirje në aktivitete ilegale siç është kontrabanda me drogë.

Ndaj shkrimit ka reaguar kongresmeni Eliot Engel i cili ka cituar raportin në fjalë të CIA, i cili hedh poshtë pohimet se UCK është financuar me fonde që origjinën e kanë nga kontrabanda me drogë.

CIA kishte raportuar për këto çështje në një komitet të Kongresit Amerikan me kërkesë të Kongresmemit Engel. “Lidershipi i UÇK duket se nuk është i përfshirë në veprime narkotike për të mbështetur aktivitetet gjatë luftës. Raportimet e medieve, me një shkallë të ndryshme të besueshmërisë, tregojnë se disa anëtarë të ish-UÇK’së janë të involvuar në kontrabandë me narkotikë, por ne (CIA), nuk kemi informacione për shkallën e këtyre aktiviteteve” thuhet në raport.

Në pyetjen se a është përfshirë UÇK në aktivitete terroriste, CIA është përgjigjur negativisht,

“ UÇK nuk ka qenë e përfshirë në aktivitete terroriste- që definohen si dhunë e paramenduar e motivuar politikisht e destinuar ndaj caqeve që nuk janë të përfshira në luftime” thekson raporti.

SHKARKO APP