Raporti me Kurtin? Rama: Nuk merremi vesh veç për ”Open Balkan”, të tjerat janë sajesa
”Sajesa mediatike”, i ka cilësuar kryeministri Edi Rama lajmet për ”ftohtje” të raportit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në ”Open”, Rama tha se e vetmja çështje që nuk bien dakord është nisma ”Open Balkan”.
”Është e pakuptimtë situata në veri nga aspekti ushtarak, kurse nga ana politike i kthen në peng qytetarët të një dialogu të mbetur rrugës.
Marrëdhëniet e ftohta me Kurtin janë një sajesë mediatike, s’kam marrëdhenie të ftohta, dihet që kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur po përtej kësaj jemi në kontakt të vazhdueshëm. Na takonte të shkonte, tema sot ishte çuarja përpara e bashkëpunimit, rivijim i marrëveshjeve.
Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s’ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre”.