Rasti i pazakontë i Bajram Rexhepit

Nga Ardit Rada

Ish-kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi, eshte ndare sot nga jeta. Nuk do ta beja kete postim nese nuk do te me surprizonte para me shume se nje viti zgjedhja e tij pas largimit nga politika.

Njeriu qe drejtoi Kosoven 2002-2004, sherbeu si kirurg ne Spitalin e Mitrovices, rikthim ne profesion ky qe habiti jo vetem pacientet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vete Rexhepi do ta justifikonte kete zgjedhje jo vetem si pasion, por edhe nevoje per te marre nje rroge. Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Brendshem u pa vitet e fundit me perparese te bardhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Perse e bej kete postim? Pervecse nje homazh per Rexhepin, ai dha nje shembull aspak te njohur per nje ish-kryeminister shqiptar. Madje madje, tek ne edhe deputetet kur dalin nga politika ose hapin universitete private, ose kercenojne grate.

Megjithate, perballe Rexhepit qendron rasti i Berishes. Një tjetër ish- kryeministër mjek qe njihet si një kardiolog i mirë, ose të paktën ka qenë i tillë.

Por ndryshe nga Rexhepi, Berisha ka 25 vite në politikë dhe pasi ka dorëzuar detyrën e ish-kryeministrit as e ka pasur ndonjehere në plan fare t’i rikthehet profesionit.

Berisha ka zgjedhur të merret me Facebook dhe të përmendë nga A te ZH të gjithë familjarët e kundërshtarëve të tij dhe të mbajë në gojë këdo që ia raporton ‘qytetari dixhital’. E shpjegova me lart, se rasti i te ndjerit nuk eshte per t’u perdorur si argument politik, por eshte nje shembull i pazakonte me cfare na kane pare syte deri me sot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?