Rasti me koronavirus në Podujevë, bashkia dezinfekton lagjen e personit të prekur
Ne nje kohe kur ne Podujeve u shfaq nje rast me koronavirus, bashkia ndermorri masa per dezinfektim. Mediat kosovare raportojnë se kompania e kontraktuar nga Komuna e Podujevës për dezinfektim ka shkuar mbrëmë në fshatin Dumnicë, për të dezinfektuar shtëpitë në lagjen ku jeton në prej të prekurve.
Po ashtu ka filluar dezinfektimi i objekteve të QKMF në Podujevë, Stacionit të Policisë, objektit të administratës komunale dhe objekteve të tjera publike.
Komuna e Podujevës vazhdoi me dezinfektimin edhe gjatë orëve të vona në objekte të tjera të banimit kolektiv në qytet, ndërsa sot është menduar që i njëjti proces të kryhet edhe në Lagjen e Dëshmorëve.