Reagimet në Prishtinë: Haradinaj po paguan se doli kundër ndarjes së Kosovës

I shpallur i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për krime të pretenduara gjatë luftës së Kosovës, Ramush Haradinaj është thirrur sërish nga Gjykata Speciale, ndërkohë që një zhvillim i tillë nuk ishte parashikuar më parë. Nxjerrjen e Haradinajt përpara Gjykatës që po shqyrton raportin e Dick Marty, po e kundërshtojnë edhe përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë për KTV-në se nuk pritej që Haradinaj të thirrej nga Gjykata Speciale. ”Nuk është pritur që ata që janë ballafaquar njëherë me drejtësinë që të jenë të ftuar”, ka thënë Haziri. Ndërsa deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se ftesa nga Gjykata Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj është tallje me shtetin e Kosovës. Edhe ambasadorja kosovare në Uashington, Vlora Çitaku thotë se “kjo nuk është drejtësi”.

”Kryeministri Ramush Haradinaj po paguan çmimin që u pozicionua fuqishëm kundër skenarit të ndarjes së Kosovës. Ai ishte barriera më e fuqishme kundër këtij skenari”. Kështu e lexon ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ftesën që i është bërë Haradinajt nga Gjykata Speciale. Ky i fundit njoftoi sot se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër, për t’u përballur si qytetar i thjeshtë me drejtësinë, ndërsa kërkoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?