Reagon Brukseli/Hahn: Serbia dhe Kosova të shohin përpara

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë sot në Bruksel se “Kosova dhe Serbia duhet të shikojnë përpara dhe të mos e rrezikojnë atë që është arritur”.

Komisioneri Hahn e ka dënuar retorikën e përdorur ditët e fundit nga udhëheqës politikë të Serbisë dhe të Kosovës. “Ata nuk duhet të rrezikojnë atë që është arritur në dialog. Duhet të shikojnë përpara dhe jo të kthehen prapa”, ka thënë Hahn.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a është Serbia ajo që po “shikon prapa”, Hahn ka thënë: “Të gjithë ata që nuk shikojnë përpara, shikojnë prapa”.

Deklaratat e komisionerit Hahn vijnë pas tensioneve të krijuara rreth trenit me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë që u nis të shtunën nga Beogradi drejt Mitrovicës pa lejen e Prishtinës dhe u kthye në kufi me Kosovën.

Kryeminstri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se treni u ndalua “për të mbrojtur sovranitetin e vendit”. Ndërsa kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka akuzuar Prishtinën se “po luan lojëra lufte”. Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, është kërcënuar edhe me dërgimin e trupave ushtarake në Kosovë, siç ka thënë ai, “për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme”.

Lajme të tjera për tensionet Serbi-Kosovë:

SHBA: Kosova ka të drejtë të ruaj kufijtë e saj

Treni i Serbisë, KFOR: Jemi gati për çdo ndërhyrje

Vuçiç: Ky është paralajmërimi im i fundit ndaj shqiptarëve

“Tërbohet Nikoliç”: Shqiptarët  do ta pësojnë 

Reagon Edi Rama për trenin serb

AP: Kriza e madhe në zemër të Ballkanit

Serbët tallen me presidentin e tyre

Basha: Sjellja e Beogradit destabilizuese

Putin trondit Serbinë me deklaratën e tij për Kosovën

Përse Serbia po provokon në Kosovë?

Vulin: Po të mos ishte Vuçiq, do të kishte gjakderdhje

Pse po ngutet Serbia ta destabilizojë Kosovën?

SHKARKO APP