Reagon përfaqësuesi i lartë i BE, Borrell, për takimin Kurti – Vuçiç në Bruksel

Teksa pritet që paraditen e sotme për herë të parë të takohen në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell.

Në një deklaratë përpara nisjes së takimit Borrel është shprehur se dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe i shërben të gjithë rajonit, jo vetëm dy vendeve.

“Inkurajoj palët të vijojnë dialogun pa vonesë dhe të fokusohen në gjetjen e zgjidhjeve pavarësisht vështirësive. Dialogu Kosovë-Serbi është një mundësi që duhet të shfrytëzohet nga i gjithë rajoni, jo vetëm nga dy vendet. Dialogu ka rëndësi për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.”

Borell ka deklaruar se në takimin e sotëm i pranishëm do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, derisa, takimin Kurti-Vuçiç e ka lidhur edhe me vizitën e presidentit amerikan në Bruksel.

“Sot, së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ne do të mbajmë një takim të ri të nivelit të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Mua më vjen mirë që kjo po ndodh në të njëjtën kohë kur Bashkimi Evropian do të takohet me presidentin Biden, këtu në Bruksel.

Është kënaqësi të takohemi në Bruksel dhe t’i mirëpresim Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo gjatë pas vizitës së tyre dypalëshe në Bruksel në fund të prillit”, ka thënë ai.

SHKARKO APP